Loading…

Erdogan e Putin merren vesh, trupat turke dhe ruse bashkë me ato të Assad do hynë në veri të Sirisë

  • 22/10/2019 | 22:57

Erdogan e Putin merren vesh, trupat turke dhe ruse bashkë me ato të Assad do hynë në veri të Sirisë

Forcat siriane dhe ruse do të vendosen në verilindje të Sirisë për të larguar luftëtarët kurdë të YPG’së si dhe armatimet e tyre nga kufiri me Turqinë bazuar në një marrëveshje të arritur të martën, të cilën Moska dhe Ankaraja e konsideruan si një triumf, transmeton Gazeta Metro.net


Marrëveshja mes presidentëve Putin e Erdogan mbështet rikthimin në kufi të forcave të Presidentit sirian Bashar al-Assad së bashku me trupat ruse, duke zëvendësuar trupat amerikanët që kanë patrulluar me vite në këtë rajon krah forcave kurde të Sirisë.

Ndërkohë të martën Forcat kurde të Sirisë njoftuan se janë tërhequr plotësisht nga veriu i vendit përpara përfundimit të afatit të armëpushimit që pezulloi për pesë ditë ofensivën turke kundër tyre. Njoftimi vjen ndërsa Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan ka bërë të ditur se do të rifillojë sulmet nëse ata nuk largohen.

Një zyrtar kurd tha se luftëtarët ishin larguar nga rajoni kufitar me Turqinë. Po kështu një zyrtar i lartë amerikan tha se Mazlum Abdi, shefi i Forcave Demokratike Siriane që dominohen nga kurdët, i kishte thënë zëvendës presidentit amerikan Mike Pence se të gjithë luftëtarët kurdë janë tërhequr.

Një zyrtar i lartë amerikan tha se SHBA’ja po punon me Turqinë në mënyrë që armëpushimi pesëditor të shndërrohet në një ndalim të përhershëm të ofensivës turke.

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha se është bërë një lloj përparimi. E vërteta është tha ai se nuk është në interesin e Turqisë si aleat i NATO’s që të vazhdojë inkursionin kundër luftëtarëve kurdë.

Në kufirin e tensionuar Turqi-Siri ka zhvillime të reja që pas takimit të udhëheqësit turk Rexhep Tayyip Erdogan me Presidentin rus Vladimir Putin në vendpushimin e Detit të Zi në Sochi në një përpjekje për të hartuar një strategji të re ushtarake për rajonin.

Një zyrtar i lartë i administratës Trump tha se “Washington po mban në vëzhgim çdo marrëveshje mes dy udhëheqësve e cila do të dëmtonte armëpushimin e arritur të enjten e kaluar”.

Përpara njoftimit të kurdëve për tërheqje, Erdogan tha se ndërsa 800 luftëtarë kurdë janë larguar nga zona kufitare, aty vazhdojnë të qëndrojnë rreth 1300 të tjerë.

Erdogan tha se nëse Washington, me të cilin u ndërmjetësua armëpushimi pesëditor, nuk e mban premtimin për largimin e luftëtarëve kurdë, Ankaraja do të vazhdojmë operacionin ku e ka lënë dhe me vendosmëri më të madhe, siç tha ai.

Armpushimi pesë ditësh përfundon sonte në orën 19 sipas orës lokale./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë