Loading…

Erdogan falënderon Shqipërinë, Kosovën dhe vendet e tjera për solidarizimin pas tërmetit

  • 31/10/2020 | 21:13

Erdogan falënderon Shqipërinë, Kosovën dhe vendet e tjera për solidarizimin pas tërmetit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan falënderoi sot Shqipërinë dhe vende të tjera, si Kosovën, Maqedoninë e Veriut, për gatishmërinë për të ndihmuar pas tërmetit të fuqishëm që goditi Izmirin.


“Falënderoj Shqipërinë, Kosovën dhe të gjitha vendet mike, që shprehën mesazhe ngushëllimi me rastin e tërmetit në Izmir dhe që njoftuan gatishmërinë e tyre për të ndihmuar”, shkroi ai në Tëitter, raporton ATSh.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, deri më tani, janë konfirmuar 28 viktima nga tërmeti i djeshëm me magnitudë 6,6 në rajonin e Detit Egje.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë