Loading…

Erdogan ka një koment për Kombëtaren Shqiptare

  • 16/11/2019 | 20:35

Erdogan ka një koment për Kombëtaren Shqiptare

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll nuk është një rival i zakonshëm. Kështu po vlerëson presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, transmeton Gazeta Metro.


Erdogan vizitoi futbollistët e kombëtares turke pasi siguruan kualifikimin në Kampionatin Evropian pas ndeshjes me Islandën, në kuadër të Grupit H në Stamboll që përfundoi pa gola.

“Fituam mundësinë për të shkuar në këtë kampionat pas një pauze të gjatë. Shpresoj të shkojmë si vendi i parë në grup”, tha presidenti turk në një prononcim pasi uroi lojtarët turq.

“Tani kemi ndeshjen me Andorrën, por krahas kësaj ndeshjeje, rivali i ardhshëm i Francës, Shqipëria, nuk është një rival i zakonshëm dhe Shqipëria do ta zhvillojë ndeshjen në stadiumin e ri”, shtoi Erdogan./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë