Loading…

Erdogan kërcënim edhe një herë: Kosova të ketë kujdes me Ambasadën tonë në Prishtinë

  • 01/04/2018 | 14:39

Erdogan kërcënim edhe një herë: Kosova të ketë kujdes me Ambasadën tonë në Prishtinë

Ministria e Jashtme e Turqisë ka bërë një reagim duke i quajtur të pabaza dhe manipulime mediale pohimet se 6 gylenistët janë mbajtur ne Ambasadën e Turqisë në Prishtinë. Ofensiva që e nisi dje Erdogan ndaj Kosovës ka vazhduar nga diplomacia turke e cila ka kërkuar nga autoritetet në Kosovë që të kenë kujdes me ambasadën e tyre në Kosovë.


Brenda 24 orëve të fundit, Kosova i kanë ardhur dy kërcënime nga Turqia. I pari ishte kërcënimi i Erdoganit ndaj Haradinajt ndërsa tjetri është i Ministrisë së Punëve të Jashtme Turke, e cila i bën thirrje Kosovës të ketë kujdes me Ambasadën turke në Prishtinë. Gjithë këto zhvillime po ndodhin pas kidnapimit dhe pastaj depërtimit të gjashtë gylenistëve në Turqi.

Ministria e Jashtme e Turqisë ka komentuar protestat para ambasadës turke në Prishtinë, por edhe për shkrimet e mediave.

Zëdhënësi i kësaj ministrie, Hami Aksyou në një deklaratë të publikuar në ueb-faqen e MPJ-së turke ka thënë se fytyra e organizatës së Gylenit “është ekspozuar me veprimet kundër Turqisë”.

Në këtë komunikatë është thënë se Kosova e ka përgjegjësinë për sigurinë e shtetasve turqt, misioneve dhe zyrtarëve tjerë.

“Fytyra e vërtetë e organiztës Feto përsëri është duke u ekspozuar në gjithë botën me veprimet e tyre kundër Turqisë dhe misioneve të saj. Autoriteteve të  Kosovës u është  rikujtuar se siguria e shtetasve turq, misioneve, zyrtarëve dhe kompanive në  vend është  kryekëput përgjegjësi e Kosovës si vend pritës dhe presim që  të  veprojnë  në  kuadër të  obligimeve të  tyre ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Ministria e Jashtme turke,

Aksyou ka kërkuar nga Kosova që të kenë kujdes ndaj veprimeve që ndërmarrin për “gylenistët”.

Kanë kritikuar edhe mediat për lajmet provokuese që sipas MPJ-së turke, synojnë të sulmojnë ambasadoren e Turqisë, transmeton lajmi.net.  “Ne gjithashtu presim që  miqtë  tanë  të  kenë  një  qasje të  kujdesshme dhe të  pakompromis ndaj veprimeve  të  këtyre anëtarëve të  organizatës terroriste dhe qarqeve që  i mbështesin ato.Nga ana tjetër, lajmet provokuese në  mediet që  kanë  për qëllim Ambasadën tonë, vecanërisht Ambasadoren tonë , duke pohuar se njerëzit që  u deportuan nga Kosova ishin në  Ambasadën tonë  në  Prishtinë  janë  të  pabazuara. Ne gjithashtu hedhim poshtë  dhe dënojmë  me forcë manipulimet e tilla të  dëmshme të  medieve”, përfundon komunikata.

Ky reagim ka ardhur pas raportimeve se ambasadorja e Turqisë ka qenë e përfshirë në ekstradimin e 6 shtetasve turq.

Për ekstradimin e “gylenistëve” është protestuar disa herë edhe para ambasadës turke në Kosovë, por edhe para qeverisë.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë