Loading…

Erdogan kërcënon hapur Greqinë: Me fjalë ajo mund të bind botën, por Turqinë nuk e mashtron dot

  • 12/11/2021 | 19:21

Erdogan kërcënon hapur Greqinë: Me fjalë ajo mund të bind botën, por Turqinë nuk e mashtron dot

Në krah të Kryeministrit hungarez Viktor Orban, Presidenti turk Erdogan kërcënoi Greqinë se do të hapë portat për refugjatët. Shkak është bërë deklarata e kryeministrit grek Mitsotakis sipas të cilit burimi i emigracionit është Turqia.


“Nuk mund të flitet kështu me një vend që po strehon rreth 5 milionë refugjatë. Të thuash që problemi i refugjatëve e ka burimin në Turqi është mosmirënjohje. Nëse ne do të hapim dyert, nuk e di se çfarë do të bëjë Greqia. Është Greqia ajo që ka vrarë shumë refugjatë duke i mbytur në det. Këtë e kemi me fakte. Më vjen keq që Mitsotakis dhe lloji i tij po kalojnë pushtet me gënjeshtra. Ngaqë këta nuk janë të drejtë, nuk ka siguri në rajon. Me fjalë Greqia mund të bind botën, por Turqinë nuk e mashtron dot’, tha Erdogan.

Në konferencën e përbashkët për gazetarët, Orban i bëri thirrje BE që t’i përmbahet marrëveshjes për refugjatët.

“Nëse unioni nuk siguron kufijtë e tij, Bashkimi Europian do të shpërbëhet. Turqia ka një rol kryesor për të ndaluar situatën me refugjatët. Mendoj se BE duhet të vijojë mbështetjen financiare për Turqinë. Paratë nuk duhet të jepen me pjesë, por njëherazi”, tha ai.

Temë e diskutimit mes Erdogan dhe Orban ishte edhe kriza energjetike për të cilën u ra dakord që dy vendet të rrisin bashkëpunimin për të përballuar situatën.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë