Loading…

Erdogan kërkon mbështetje tek Putin për operacionin në Siri

  • 22/10/2019 | 17:18

Erdogan kërkon mbështetje tek Putin për operacionin në Siri

Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij turk shprehen optimistë se me diskutimet mes tyre do të arrijnë të zgjidhin ‘çështjet e komplikuara të rajonit’, transmeton Gazeta Metro.


Dy udhëheqësit u takuan në qytezën bregdetare Sochi për të diskutuar mbi operacionet turke në Sirinë verilindore dhe planet e Turqisë në të ardhmen e afërt.

Presidenti turk mbërriti në Sochi në brigjet e Detit të Zi për takimin me udhëheqësin rus mbi situatën kritike në Sirinë verilindore.

Pasi e përshëndeti homologun turk, presidenti rus nënvizoi marrëdhëniet e mira mes dy vendeve si armë diplomatike në trajtimin e kësaj situate:

“Dua të përcjell shpresën se marrëdhëniet ruso-turke, në nivelet që kanë arritur kohët e fundit, do të luajnë rol për të zgjidhur të gjitha çështjet e komplikuara në rajon,” tha Presidenti Putin.

Nga ana e tij, Presidenti Erdogan u përqendrua tek objektivi e Turqisë për të arritur synimet e operacionit.

“Besoj se takimi ynë do të ofrojë mundësi reale për mbarëvajtjen e operacionit në Siri,” tha udhëheqësi turk.

Para takimit, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov kishte shprehur synimet e Presidentit rus për të kërkuar në bisedimet me Erdogan më shumë informacion për planet turke në rajon. Turqia është betuar të vazhdojë ofensivën kundër luftëtarëve kurdë.

Zëdhënësi Peskov tha se Turqia duhet të marrë leje nga qeveria siriane për të dislokuar forca në territorin sirian, duke sinjalizuar se Moska shpreson që të ketë bisedime mes Turqisë dhe Sirisë lidhur me ndërhyrjen turke në Sirinë verilindore.

Turqia dërgoi trupa në Sirinë verilindore disa ditë më parë në një ofensivë për të luftuar forcat rebele kurde, pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për të tërhequr trupat nga rajoni.

Vendimi është kritikuar nga ligjvënës nga të dyja partitë politike si dhe nga analistë, të cilët paralajmërojnë se tërheqja amerikane do të krijojë një vakum që do të shfrytëzohet nga fuqi të tjera si Rusia.

Qindra luftëtarë kurdë mbeten në rajon, me gjithë marrëveshjen e armëpushimit të arritur me ndërmjetësimin amerikan që parashikon tërheqjen e tyre, tha presidenti turk para nisjes për në Sochi. Turqia mund të rifillojë ofensivën sapo të skadojë afati, shtoi ai. Armëpushimi pesë ditësh përfundon sonte në orën 19 sipas orës lokale.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë