Loading…

Erdogan merr duartrokitje nga qindra përkrahës kur flet për kidnapimin e ‘gylenistëve’ në Kosovë

  • 30/03/2018 | 15:12

Erdogan merr duartrokitje nga qindra përkrahës kur flet për kidnapimin e ‘gylenistëve’ në Kosovë

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, ka folur sot para qindra anëtarëve të partisë së tij AKP për arrestimin dhe ekstradimin në Kosovë të gjashtë ‘gylenistëve’. Ai ka thënë se ata do të ikin, ndërsa ne do t’i ndjekim, duke aluduar në ‘gylenisëtët.


Erdogan në mbledhjen e krerëve lokal të partisë së tij AKP në Ankara ka marrë duartrokitje kur ka folur për arrestimin e anëtarëve të FETOS, operacion i cili tha se është kryer nga shërbimi sekret turk dhe ai i Kosovës, përcjell gazetametro.net.

“Së fundmi, Agjencia jonë Kombëtare e Inteligjencës, në bashkëpunim me inteligjencën e Kosovës kapën gjashtë përfaqësues të lartë të FETO-s në Ballkan, i sollën dhe ia dorëzuan organeve policore. Ne kemi thënë se ata do të ikin, kurse ne do t’i ndjekim dhe sjellim këtu me lejen e Zotit kudo që gjenden. Do të kërkojmë llogari”, tha Erdogan.

Këto deklarata të kreut të shtetit turk vijnë pasi Agjencia Turke e Inteligjencës (MIT) realizoi operacion ndaj strukturës së FETO-në Ballkan në bashkëpunim aktiv me AKI’në, duke deportuar nga Kosova në Turqi gjashtë punonjës të nivelit të lartë të organizatës të kërkuar në Turqi, nga pushteti i Erdoganit, i cili i akuzon për terrorizëm, gjegjësisht për organizim të puçit të fundit atje.

Mediat turke thonë se Cihan Ozkan, Kahraman Demirez, Hasan Huseyin Gunakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina u dërguan në Turqi me një avion të posaçëm nga ana e shërbimit sekret turk, MIT. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë