Loading…

Erdogan: Ne jemi pjesë e Evropës gjithmonë, por ajo duhet të mbajë premtimin që na ka dhënë

  • 22/11/2020 | 18:24

Erdogan: Ne jemi pjesë e Evropës gjithmonë, por ajo duhet të mbajë premtimin që na ka dhënë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan deklaroi të dielën se Turqia e sheh veten pjesë të Evropës, por i bëri thirrje Bashkimit Evropian “që të mbajë premtimet” lidhur me anëtarësimin e Ankarasë zyrtare në bllok dhe për çështjen e refugjatëve.


Komentet e presidentit Erdogan vijnë një muaj para se të mbahet samit i BE-së. Në javët e fundit, anëtarët e bllokut evropian kanë shprehur mendimin e tyre se Turqisë duhet t’i vendosen sanksione për shkak të eksplorimeve për gaz në lindje të Mesdheut.

“Ne gjithmonë e shohim veten pjesë të Evropës”, tha Erdogan gjatë një fjalimi përmes video-lidhjes në një takim me anëtarët e partisë së tij, raporton AP.

“Ne zgjedhim Evropën për aq kohë sa ajo nuk na detyron që të favorizojmë dikë tjetër”, tha Erdogan.

Ai shtoi se BE-ja duhet të mbajë premtimet dhënë Turqisë për “anëtarësim të plotë dhe për çështjen e refugjatëve. Le të ndërtojmë një bashkëpunim më të ngushtë dhe më efikas”.

Turqia ka aplikuar për anëtarësim në BE më 1987 dhe para katër vjetësh ka nënshkruar një marrëveshje me bllokun evropian, për menaxhimin e migrantëve, të cilët nisen drejt Evropës.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë