Loading…
Erdogan: Presim reagimin zyrtar të SHBA’së për vrasjen e Khashoggit
  • 16/02/2019 | 23:23

Erdogan: Presim reagimin zyrtar të SHBA’së për vrasjen e Khashoggit

Presidenti i Turqisw, Tayyip Erdogan pret që Shtetet e Bashkuara të reagojnë zyrtarisht, pas hetimeve për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, transmeton Gazeta Metro.


Erdogan tha gjithashtu se Turqia ishte e vendosur të dërgonte hetimet në një gjykatë ndërkombëtare, duke shtuar se Ankaraja do të dërgonte dokumente dhe informacione lidhur me rastin tek autoritetet që do të kryenin gjyqin.

Jammal Khashoggi, një gazetar saudit, që jetonte prej vitesh në Uashington, u vra në konsullatën arabe të Stambollit, në Tetor të vitit të kaluar, ndërsa trupi i tij besohet se është shpërbërë, pasi nuk është gjetur ende.

Fillimisht autoritetet arabe mohuan të fshiheshin pas vrasjes, por pas disa hetimeve turke, ata pranuan se ngjarja kishte ndodhur në konsullatë, por mohuan se drejtuesit më të lartë të vendit kishin dijeni, apo kishin urdhëruar vrasjen.

Reagimet ndaj Arabisë Saudite, për vrasjen e Khashoggit, kanë qenë të vakta, pasi thuajse e gjithë bota perëndimore ka deklaruar se po pret përfundimin e hetimeve, por faktikisht për vetë situatën në Lindjen e Mesme, SHBA-ve dhe BE-së nuk u intereson një “krisje” e raporteve me Rijadin./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë