Loading…

Erdogan: Puçi u mbështet nga Gjermania

  • 03/11/2016 | 17:42

Erdogan: Puçi u mbështet nga Gjermania

Presidenti i Turqisë Rexhep Tiap Erdogan ka akuzuar Gjermaninë duke pohur se ajo është përgjegjëse për tentimin për grusht shtet e cila tronditi turqit me 15 korrik  këtij viti.

Presidenti turk e ka quajtur Gjermaninë “Strehë për terroristë”. Sipas tij Gjermnia “ka ushqyer gjatë” militantët nga Partia Popullore Kurde që luftojnë për autonominë kurde, transmeton Reuters.

“Nuk kemi asnjë pritje nga Gjermania të cilën historia do ta dënojë për mbështetje të terroristëve”, ka thënë ai.

Kjo ngjarje goditi rëndë Turqinë në korrik të këtij viti, duke shkaktuar vdekje të shumëta dhe dëme të mëdha materiale.

Tentativa e dështuar për grusht shteti në Turqi ishte vepër e organizatës terroriste FETO. Gjatë tentimit të grusht shtetit 246 persona ranë dëshmorë, ndërsa 2.194 persona u plagosën.

Turqia zyrtarisht ka kërkuar nga SHBA-të arrestimin e përkohshëm dhe ekstradimin e Gylenit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë