Loading…

Erdogan: S’do të lejojmë që ajo që ndodhi në vitet ’90 të përsëritet në Bosnjë

  • 09/11/2021 | 10:44

Erdogan: S’do të lejojmë që ajo që ndodhi në vitet ’90 të përsëritet në Bosnjë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha se Turqia nuk do të lejojë që ajo që ndodhi në Bosnjë e Hercegovinë në vitet ’90 të përsëritet.


Sipas Erdoganit, ata nuk do të hezitojnë të mbajnë qëndrim më të vendosur kur të jetë e nevojshme, shkruan gazeta turke Hurriyet.

Erdogan tha se në Turqi jetojnë dy milionë boshnjakë dhe siç tha ai, problemet në Ballkan po shkaktojnë shqetësim edhe në Turqi.

Duke folur për situatën në Bosnjë, Erdogan vlerësoi se mes BeH dhe Turqisë ka marrëdhënie të forta që janë ruajtur me shekuj dhe theksoi se Bosnja ka një vend të veçantë në zemrën e popullit turk. Ai shtoi se turqit besojnë se janë të detyruar të jenë me Bosnjën, pavarësisht nga rrethanat.

“Tani e tutje, ne do të jemi më të fortë dhe më ndryshe me vëllezërit boshnjakë. Ne kemi bërë dhe po bëjmë çdo përpjekje për të vendosur paqen e qëndrueshme pas luftës. Si boshnjakët, serbët dhe kroatët kanë përfituar nga investimet e kompanive turke”, tha Erdogan, duke theksuar se Turqia aktualisht po investon më shumë se 250 milionë dollarë në Bosnjë.

Siç theksoi ai, Turqia do të bëjë gjithçka për ta bërë Bosnjën pjesë të botës paqësore dhe stabile.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë