Loading…

Erdogan sinjalizon SHBA’të: I gatshëm për të blerë sistemin anti-raketor rus

  • 26/09/2021 | 17:30

Erdogan sinjalizon SHBA’të: I gatshëm për të blerë sistemin anti-raketor rus

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka sinjalizuar se po e shqyrton mundësinë e blerjes së më shumë sistemeve anti-raketore ruse, një veprim ky që mund të tensionojë edhe më tej raportet me Uashingtonin.


Turqia, anëtare e NATO-s, u largua nga programi për avionët luftarakë F-35 dhe zyrtarët turq të mbrojtjes u sanksionuan, pasi Ankaraja bleu më 2019 sistemet ruse S-400. Shtetet e Bashkuara thonë se përdorimi i sistemeve ruse nga anëtarët e NATO-s përbën rrezik për avionët F-35. Turqia ka thënë se sistemet S-400 mund të përdoren në mënyrë të pavarur, pa u integruar në sistemet e NATO-s.

Ai po ashtu u ankua se Uashingtoni nuk ka dërguar në Turqi avionë F-35, pavarësisht se Ankaraja kishte bërë pagesën prej 1.4 miliard dollarësh. Ekspertët ushtarakë thonë se sistemi i mbrojtjes raketore S-400 është një prej sistemeve më të avancuara në botë. Erdogan pritet të takohet me homologun e tij rus, Vladimir Putin më 29 shtator.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë