Ashtu siç ishte paralajmëruar nga presidenti i Turqisë, sot homologu i tij, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi do të udhëtojë drejt Ankaras në një vizitë zyrtare, ku do të pritet nga Taip Rexhep Erdogan.
Fokusi i këtij takimi pret të jenë zhvillimet dhe marrëdhëniet mes dy shteteve, gjithashtu Thaçi do të këtë takim në Odën Ekonomike turke, bënë të ditur gazetametro.net.
Duhet përmendur së kjo është vizita e parë zyrtare e Hashim Thaqit në Turqi.
Hera e fundit që Hashim Thaçit është takuar me Recep Tayip Erdogan ka qenë më 5 nëntor 2015, por nuk ishte bërë e ditur se ku saktësisht ishin takuar, përderi sa Thaçi atë botë ishte në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Dihet që ekzistojnë lidhje të forta mes Presidentit Thaçi dhe homologut turk Erdogan, kjo miqësi është krijuar përgjatë viteve, ku dihet që ekonomia e Kosovës dominohet nga tregu turk.
Ndërsa, hera e fundit e liderit turk në Kosovë, ishte vizita në Prizren në tetor të vitit 2013, ku kishte bërë bujë deklarata e tij, “të gjithë i përkasin një historie të përbashkët, kulture të përbashkët, qytetërimi të përbashkët. Ne jemi njerëz të cilët janë vëllezërit e kësaj strukture. Mos harroni, Turqia është Kosovë, Kosova është Turqi”.