Loading…

Erdogan viziton Maqedoninë e Veriut për perurimin e xhamisë ‘Ali Pasha’

  • 16/06/2019 | 18:26

Erdogan viziton Maqedoninë e Veriut për perurimin e xhamisë ‘Ali Pasha’

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan do të vizitojë Maqedoninë e Ohrit, ku do të marrë pjesë në perurimin e xhamisë ‘Ali Pasha’ në Ohër, transmeton Gazeta Metro.


Ambasadorja e Turqisë në Maqedoninë e Veriut, Tulin Erkal Kara vizitoi Xhaminë “Ali Pasha” në Ohër dhe njoftoi se Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan do të mbërrijë në ceremoninë që shënon promovimin e ndërtesës fetare të rindërtuar.

Në të njëjtën kohë, ajo theksoi se puna me autoritetet maqedonase po harmonizohet për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së xhamisë së rinovuar, njofton Nova Tv.

Xhamia “Ali Pasha” është rindërtuar dhe rinovuar në përputhje me vendimin e Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Historike, me mbështetjen financiare të Republikës së Turqisë.

“Restaurimi i kësaj ndërtese ishte ëndrra e Presidentit Erdogan. Republika e Turqisë dhe Republika e Maqedonisë së Veriut janë shtete vëllazërore. Turqia nëpërmjet agjencisë “Tika” dhe shoqata Vaclav ka rinovuar disa objekte në Maqedoninë e Veriut. Miqësia jonë është afatgjatë dhe e përjetshme”, tha ambasadorja Kara ndër të tjera.

Ajo gjithashtu theksoi se ajo nuk ka parë ndonjë gjë të diskutueshme në rindërtim, pra gjithçka u ra dakord midis dy vendeve lidhur me projektin./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë