Ka nisur prej afro një ore gjyqi për akuzat ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe 7 persona të tjerë të akuzuar në të njëjtën dosje.
Top Channel raporton se Veliaj nuk mori pjesë as në këtë seancë, por u përfaqësua nga avokati i tij, Plarent Ndreca.
Përmes një deklarate, Veliaj i bën me dije gjykatës se: “Kam dijeni për seancën. Nuk dëshiroj të marr pjesë, pasi nuk më janë vënë në dispozicion 24 fashikujt dhe provat digjitale”. Po sipas Veliajt, gjykata nuk ka zbatuar dispozitën ligjore, që i jep të drejtë të marrë pjesë si njeri i lirë në sallën e gjyqit.
Ndërkohë në këtë gjyq janë nën akuzë 19 persona, ku 11 të tjerëve u është pranuar kërkesa e gjykimit të shkurtuar dhe janë veçuar.