Loading…

Erion Veliaj viziton Ukrainën, pritet nga Zelensky

  • 19/08/2022 | 19:37

Erion Veliaj viziton Ukrainën, pritet nga Zelensky

Delegacioni i Asociacionit të Qyteteve Evropiane që do të mbështesin punën për rindërtimin e qyteteve të rrënuara nga lufta në Ukrainë ka mbërritur atje ditën e sotme, ku është pritur nga presidenti ukrainas Volodymir Zelensky.


Pjesë e këtij delegacioni ishte dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

“Jam i lumtur të mirëpres delegacionin e Asociacionit të Qyteteve Evropiane në Ukrainë. Ne e vlerësojmë që në këtë kohë të vështirë kur shteti ynë po lufton pushtimin rus, ju jeni afër nesh.

Gjithashtu do të jemi mirënjohës për ndihmën në restaurimin e banesave, infrastrukturës dhe kushteve për kthimin e ukrainasve në atdheun e tyre. Me rëndësi që rindërtimi filloi jo pas luftës, por tani”, u shpreh Zelensky.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë