Loading…

Erling Haaland largohet me forcë nga sigurimi i një klubi nate në Norvegji

  • 12/07/2020 | 14:54

Erling Haaland largohet me forcë nga sigurimi i një klubi nate në Norvegji

Sulmuesi i Borusia Dortmundit, Erling Haaland, është nxjerrë me forcë nga një klub nate në Norvegji, transmeton Gazeta Metro.


Pamjet teksa sulmuesi norvegjez nxjerret me forcë nga sigurimi i klubit janë xhiruar nga një kalimtar, i cili i ka publikuar pamjet në rrjetin social ‘Snapchat’.

Në video shihet 19 vjeçari duke debatuar me rojet e klubit dhe duket se përmes telefonit mundohet të arsyetohet, teksa ata e largojnë me forcë sulmuesin, i cili është ndjerë i fyer.

Ndryshe, Erling Haaland ishte i jashtëzakonshëm në sezonin 2019/20. Ai e kaloi gjysmën e sezonit te RedBull Salzburg dhe gjysmën te Borussia Dortmund, duke regjistruar në total 44 ndeshje dhe 40 gola. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë