Loading…

Erling Halaand ia siguron fitoren Borussia Dortmundit në ndeshjen e parë ndaj PSG’së

  • 18/02/2020 | 23:06

Erling Halaand ia siguron fitoren Borussia Dortmundit në ndeshjen e parë ndaj PSG’së

Borussia Dortmund e ka fituar ndeshjen e parë ndaj Paris Saint-Germainit, transmeton Gazeta Metro.


Skuadra gjermane shënoi fitore ndaj asaj franceze në ndeshjen e parë të fazës së eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e zhvilluar sonte në ‘Signal Iduna Park’ ka përfunduar me rezultatin 2-1. Në këtë ndeshje shkëlqeu sulmuesi norvegjez, Erling Halaand, me dy gola. Kurse, golin e vetëm për PSG e shënoi Neymar.

Ndeshja e kthimit zhvillohet më 11 mars në ‘Parc des Princes’. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë