Një nga aksionarët e CFR Cluj, Stefan Gadola dhe trajneri, Dan Petrescu kanë thurur elozhe për Ermal Krasniqin pas paraqitjes së shkëlqyeshme mbrëmë kundër Farul Constanta në fitoren me rezultat 0-3, transmeton Gazeta Metro.
Krasniqi ishte një nga lojtarët më meritor për këtë fitore pasi që hapi serinë e golave dhe asistoi në golin e tretë. Ndërkaq, kjo fitore e ka befasuar aksionarin e klubit Stefan Gadola.
Ai ka thënë se 24-vjeçari ishte ”përrallor” dhe e përgëzoi trajnerin Dan Petrescu për transferimin e tij.
”E përgëzoj Dan Petrescu, ai ishte i veçantë. Ishin gola shumë të bukur. Krasniqi ishte përrallor. Kjo do të thotë të jesh profesionit, e kam fjalën për drejtorët tanë që propozojnë pastaj Dan dhe Nelutu Varga (pronari) japin pëlqimin,” tha ai.
Në anën tjetër, Petrescu ka një ‘hall’ vetëm pak ditë pasi u zyrtarizua Ermal Krasniqi te skuadra rumune. Ai shpreson që nuk do ta shesin shpejt futbollistin kosovar.
”Ishte një gol i jashtëzakonshëm nga një lojtar që nuk më befason. Më së shumti e kam dashur transferimin e Krasniqit. E njoh, shpresoj të mos e shesim shpejt.”
”Nëse vjen një ofertë e madhe dhe nuk kemi çfarë të bëjmë, në rregull, por do të doja ta stërvitja më shumë. Kishte shumë skuadra që ishin të mërzitur për humbjen e tij. Një karakter i jashtëzakonshëm, i denjë,” tha ai pas ndeshjes.
Kujtojmë se klubi i Ballkanit nga shitja e Krasniqit fitoi 300 mijë euro dhe mbajti 15% të kartonit të futbollistit.
Këtu mund të shikoni golin dhe asistimin e Ermal Krasniqit mbrëmë ndaj Farul Constanta të publikuar nga menaxheri i tij, Kastriot Telaku. /gazetametro.net
‘Si një vetëtimë, lojtar shumë i mirë’: Ermal Krasniqi vlerësohet lartë në Rumani