Loading…

Ermal Mamaqi me film të ri: Pjesë e filmit edhe Besnik Krapi

  • 13/08/2019 | 16:05

Ermal Mamaqi me film të ri: Pjesë e filmit edhe Besnik Krapi

Ermal Mamaqi njoftoi dje se ka nisur xhirimet e filmit më të ri që do të jetë një tjetër sukses.

Moderatori i njohur publikoi dje një foto ku shfaqej me stafin e ri të filmit, ndërsa shkruante se së shpejti do të vijë një tjetër komedi në kinema.

“Xing.al” ka mësuar se Line Producer i këtij filmi është Besnik Krapi, një nga producentët më të njohur në Kosovë dhe partneri i aktores e moderatores Jonida Vokshit.

Menaxher produksioni është Liridon Cahani i cili ka qenë pjesë edhe e prodhimit të filmit “Shok”. Produksioni i filmit të ri siç shihet i është besuar kryesisht emrave të njohur nga Kosova që kanë eksperiencë të gjatë në këtë fushë.

Pak ditë më parë “Xing.al” zbuloi se një nga aktoret protagoniste në film do të jetë Arjola Demiri.

Ende nuk dimë se cilët VIP-a ka bërë pjesë të filmit Ermal Mamaqi por kjo pritet të zbardhet në ditët në vijim!

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë