Loading…

Ermal Meta i dhuroi magji Sanremos

  • 09/02/2019 | 09:07

Ermal Meta i dhuroi magji Sanremos

Shqiptari Ermal Meta mbrëmë i ka sjellë Sanremos një magji të vërtetë.


Këngëtari fitues në fuqi i Festivalit të Sanremos, shqiptari i njohur Ermal Meta mbrëmë është ngjitur në skenë jo në cilësinë e garuesit, por si mysafir.

Në natën e katërt të Sanremos ai ka kënduar në bashkëpunim me Simone Christicchin – këngëtar poashtu i njohur në Itali.

Nata e mbrëmshme ka qenë nata e dueteve në Sanremo, ku këngëtarët në garë kanë ftuar të tjerë këngëtarë për të kënduar së bashku.

Sonte, në anën tjetër, është finalja e Sanremos, kur edhe do të dihet fituesi i këtij edicioni dhe më pas edhe përfaqësuesi i Italisë në Eurovizionin e këtij viti, që mbahet në muajin maj në Izrael, shkruan KultPlus.

Ermal Meta vitin e kaluar së bashku më Fabrizio Moro fituan Sanremon dhe më pas i sollën Italisë pozitën e pestë në finalen e Eurovizionit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë