Loading…

Ermali e ‘ngacmoi’ për foton, shikoni si ia kthen Tayna

  • 14/06/2019 | 09:18

Ermali e ‘ngacmoi’ për foton, shikoni si ia kthen Tayna

Tayna ka qenë ndër të ftuarat më të bujshme të “Xing me Ermalin”, transmeton Gazeta Metro.


Videoja në Youtube e intervistës me të është ndër më të klikuarat e sezonit, me mbi 800 mijë shikime.

Ermali, i cili sot la një koment sarkastik në foton  të Tayna-s mbi një kolltuk, të postuar të enjten pasdite.

“Duket sikur kam ardhur nga Tropiku”, shkruan Tayna.

Megjithatë, moderatori ka një tjetër përshtypje për foton.

“Tayna, lal duhet të ulesh nga ana tjetër. Ajo e gjata aty përpallë është mbështetësja. Këto dy anash janë për duart. Atë poshtë e ke ok, domethënë aty e ke gjet, se për t’u ulur është”, shkruajti ai me një ikonë të qeshurash me lot.

Ajo i ktheu një përgjigje akoma më sarkastike duke iu referuar filmit të tij të fundit, “Dy Gisht Mjaltë”.

“Ermal Mamaqi lal, edhe titullin “2 gishta mjaltë” s’e kemi kuptu, por prapë na pëlqej filmi. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë