Loading…

Ermir Lenjani shënon gol, por skuadra e tij pëson humbje në udhëtim

  • 26/01/2020 | 18:12

Ermir Lenjani shënon gol, por skuadra e tij pëson humbje në udhëtim

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Ermir Lenjani, ka arritur që të shënoi gol në humbjen e Sionit, transmeton Gazeta Metro.


Sion ka pësuar humbje në udhëtim te Thun në ndeshjen e vlefshme për javën e 19’të në Superligën e Zvicrës.

Ndeshja e zhvilluar sot në ‘Stockhorn Arena’ ka përfunduar me rezultatin 2-1. Miguel Castroman dhe Matteo Tosetti shënuan golat e fitores për vendasit.

Ndërkaq, golin e vetëm për mysafirët e shënoi reprezentuesi i Shqipërisë, Ermir Lenjani, në minutën e 70’të. Vlen të theksohet se te Sioni luajtën edhe Bastien Toma e Pajtim Kasami.

Ndryshe, Sion mbetet me 21 pikë në pozitën e shtatë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë