Loading…

Esat Raci premton mbi 1 milion euro për bujqësinë e Klinës

  • 10/11/2021 | 19:23

Esat Raci premton mbi 1 milion euro për bujqësinë e Klinës

Kandidati i PDK-së për kryetar të Klinës, Esat Raci, ka premtuar mbi 1 milion euro për bujqësinë e Klinës në katër vitet e ardhshme.

Raci ka thënë se Komuna e Klinës do u bëhet krah pune bujqve të vyeshëm dhe me grante investive e subvencione do ta përkrahim tërë zinxhirin e prodhimit dhe nënsektorët me potencial zhvillimor.

“Bujqësia, blegtoria dhe agroturizmi do të jenë prioritete në qeverisjen time për zhvillimin e fshatrave të Klinës. Komuna e Klinës do u bëhet krah pune bujqve të vyeshëm dhe me grante investive e subvencione do ta përkrahim tërë zinxhirin e prodhimit dhe nënsektorët me potencial zhvillimor. Mbi 1 milion euro do të jetë përkrahja direke e Komunës së Klinës për bujqësinë në katër vitet e qeverisjes sime. Fermerët e ndershëm dhe punëtorë të Klinës do të kenë përkrahje meritore. Me investime në bujqësi, blegtori dhe agroturizëm ne do të gjenerojmë vende të reja të punës.
Bashkë për zhvillimin e fshatrave dhe Klinës sonë!”, ka shkruar Raci.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë