Loading…

Escobar: Duam më të mirën për Kosovën e të arrijë të gjitha aspiratat, po kërkoj vetëm të dëgjohemi

  • 05/06/2023 | 23:53

Escobar: Duam më të mirën për Kosovën e të arrijë të gjitha aspiratat, po kërkoj vetëm të dëgjohemi

Tashmë ka përfunduar takimi i Kurtit me Escobarin dhe Lajçakun. Dy emisarët ndërkombëtarë janë deklaruar për medie.


Gabriel Escobar, emisari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, ka ritheksuar mbështetjen e madhe të Shteteve të Bashkuara për shtetin e Kosovës pas takimit me kryeministrin Kurti. Ai ka theksuar se kërkesa e tij kryesore është që të dëgjohet nga komuniteti ndërkombëtar.

Ai ka bërë thirrje që të dëgjohen kërkesat e tyre duke thënë se ka ardhur këtu si një përkrahës i madh i Kosovës.

“Shpresoj të dëgjohemi. Jemi në fillim të misionit. Erdha këtu si përkrahës i madh i Kosovës. Duam më të mirën për Kosovën, të arrijë të gjitha aspiratat. Jemi përkrahësit më të mëdhenj të sigurisë suaj, pavarësisë, sovranitetit, e integritetit territorial tuaj. Po kërkoj vetëm të dëgjohemi”, – ka thënë ai gjatë konferencës për media pas takimit.

‘S’ka ujdi ende’, Emisarët Escobar-Lajcak: Kemi tre kërkesa, shpresojmë që të dëgjohemi

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë