Loading…

Escobar e thotë troç: Mbështesim ‘Open Ballkan’, presim që të gjashtë shtete t’i bashkohen

  • 28/10/2021 | 19:02

Escobar e thotë troç: Mbështesim ‘Open Ballkan’, presim që të gjashtë shtete t’i bashkohen

Zëvendësndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar,  ka folur sot para para anëtarëve të Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit amerikan lidhur me angazhimin e ShBA-së në Ballkanin Perëndimor, ka theksuar se mbështesin çdo nismë ekonomike që këto shtete ndërmarrin, ndërsa pret që të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor t’i bashkohen, përcjellë Gazeta Metro.


I pyetur nga kongresmenia dhe anëtarja e komiteti për punë të jashtme, se a e mbështetë nismën ‘Open Ballkan’, Escobar e ka thënë se i mbështet të gjitha nismat ekonomike që këto shtete ndërmarrin për t’i afruar më shumë ekonomitë e tyre.

“Ne i mbështetim të gjitha nismat ekonomike që këto shtete ndërmarrin për t’u afruar më shumë ekonomit e tyre. Bashkëpunimi më i afërt ekonomik mes këtyre shteteve jo që po ndodhë, por presim që kësaj nisme do i bashkohen edhe vendet e tjera”, tha Escobar.

Tutje tha se tre liderët që kanë nisur Open Ballkan, na kanë siguruar se kjo nismë është e hapur për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.

“Tre liderët që e kanë nisur Open Ballkan na kanë siguruar se kjo nismë është e hapur për të gjitha shtetet e BP, kjo nismë nuk mund të ketë sukses pa pjesëmarrjen edhe të tri shteteve të tjera”.Mund të shtoj se kjo nismë është në përputhshmërie me një proces të BE’së të quajtur ‘Procesi i Berlinit. Po ne këtë nismë dhe këto iniciativa ekonomike i mbështesim.

“Duhet të theksoj se nëse arrihet kjo iniciativë ku do të arrihet një treg i përbashkët prej 20 milion banorëve, do ishte një treg atraktiv për investitor amerikane”, tha në fund Escobar.

Deklarata e tij vjen para një seance dëgjimore, e cila po mbahet në Kongresin amerikan mbi angazhimin e administratës amerikane në Ballkanin Perëndimor./gazetametro.net

Escobar flet para anëtarëve të kongresit: Njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë do ishte ideale

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë