Loading…

Escobar i përgjigjet Kurtit : Sido që të lëvizni Asociacionin do ta keni, është baza e marrëveshjes së normalizimit me Serbinë

  • 03/02/2023 | 16:44

Escobar i përgjigjet Kurtit : Sido që të lëvizni Asociacionin do ta keni, është baza e marrëveshjes së normalizimit me Serbinë

I dërguari i posaçëm i Washingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka folur për qëndrimin e SHBA’së rreth dialolgut mes Kosovës dhe Serbisë duke e theksuar se caku kryesor është njohja e ndërsjellë por sa i përket obligimit të themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, shtoi se është thjeshtë një obligim i pashmangshëm, shkruan Gazeta Metro.


Escobar tha se në kuadrin ligjor të marrëveshjeve ndërkombëtare të nënshkruara nga Kosova dhe Serbia në Bruksel, është edhe marrëveshja për Asociacionin, dhe se kjo është një çështje mes dy vendeve dhe ndërmjet një personi dhe shtetit serb.

“Sido që të shkoni përpara nën patronazhin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja, do ta keni një Asociacion. A e pranon ose jo qeveria aktuale e Kosovës obligimin ligjor, nuk është marrëveshje mes Kurtit dhe Serbisë. Është marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës. Do të jetë baza e marrëveshjes së normalizimit”, theksoi Escobar për Pavlovic Today.

Escobar ripësëriti edhe një herë se Kosova është një shtet i pavarur dhe se vizioni i amerikanëve është i qartë në këtë aspekt, por se marrëveshjet ndërkombëtare duhet të zbatohen nga palët, sidomos Kosova marrëveshjen për Asociacionin të vitit 2025.

“Pikë së pari, vizioni ynë ka qenë gjithmonë konsistent që nga pavarësia e tyre që Kosova të jetë shtet i pavarur sovran, demokraci multietnike brenda kufijve aktualë. Ky është ende vizioni ynë. Tani, brenda atij konstrukti, tashmë ka një marrëveshje që është nënshkruar nën marrëveshjen e Brukselit për krijimin e Asociacionit. Është një obligim ligjor ekzistues. Prandaj çdo marrëveshje në të ardhmen do ta përfshijë atë, ashtu si propozimi franko-gjerman e përfshinë atë”, nënvizoi emisari amerikan.

E në at se si do të duket ky Asociacion, Escobar tha se pozicioni amerikan për këtë është të mos shkelet Kushtetuta e Kosovës, dhe e përjashtoi çdo mundësi që kjo “krijesë” të jetë një Republika Srpska.

“Tani brenda atij konstrukti, pozicioni ynë është se duhet të jetë diçka që nuk shkel Kushtetutën e Kosovës, nën ligjet e Kosovës, që nuk krijon probleme për funksionimin e Kosovës. Me fjalë të tjera, jo si modeli i Republika Srpskas. Çfarë bën sipas mendimit tim, ndihmon Kosovën që të marrë në kontroll shërbimet dhe çështjet që serbët në veri shikojnë nga Beogradi t’i bëjnë, të gjitha ato do ofroheshin nga qeveria e Kosovës. Dhe nëse Serbia ka zë në të, duhet të bëhet sipas ligjeve të Kosovës”, tha ai.

Ai nuk la pa dhënë vërejtje për Kosovën dhe Serbinë, ku vitin e kaluar patën disa përplasje për tema të ndryshme, sipas tij këto më nuk duhet të ndodhin në të ardhmen.

“Specifike dhe urgjente për tani është një arsye: gjatë vitit të kaluar kemi parë një seri konfrontime në përshkallëzim mes Kosovës dhe Serbisë, të gjitha rreth trajtimit të serbëve në veri dhe mënyrën si ndërveprojnë me qeverinë e Kosovës. Kështu që, nën një, duhet ta thyejmë rrethin e konfrontimeve dhe konfliktet gati të dhunshme”, theksoi ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e kishte vlerësuar si ‘shantazh’ presionin  e bashkësisë ndërkombëtare që këmbëngul në përmbushjen e këtij obligimi të dalë nga Marrëveshja e Brukselit, dhe të enjten para deputetëve të Kosovës kishte vendosur disa kushtëzime për ta themeluar atë. Që të gjashtë kushtëzimet ishin kundërshtimet e tij të vazhdueshme që i ka pasur gjatë procesit negociator./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë