Loading…

Escobar: Maqedonia e Veriut është një mik besnik dhe aleat i shquar i NATO’s

  • 05/08/2022 | 23:01

Escobar: Maqedonia e Veriut është një mik besnik dhe aleat i shquar i NATO’s

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euroazi, Gabriel Escobar, sot në një konferencën kushtuar situatës në Ballkanin Perëndimor, tha se SHBA do të mbështetë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në përpjekjet e tyre reformuese me qëllim të përshpejtimit të procesit të integrimeve evropiane që kanë filluar. Escobar theksoi se Maqedonia e Veriut është një partner i madh bilateral dhe një aleat i shquar në NATO-s.


Ai përsëri theksoi mesazhin nga Dialogu Strategjik, që SHBA-ja e pati me Maqedoninë e Veriut në qershor në Uashington.

“Qëndrimi ynë nga përvoja me Maqedoninë e Veriut është se ajo është një partner i shkëlqyer, mik besnik dhe mbështetës i fortë i komunitetit transatlantik. Maqedonia e Veriut me meritë filloi lëvizjen në procesin e tyre drejt Evropës. Ata bënë reforma të vështira dhe vazhdojnë të bëjnë reforma të vështira”, tha Escobar.

Ai theksoi se për Shtetet e Bashkuara çështja e gjuhës dhe identitetit kulturor të Maqedonisë së Veriut nuk është çështje dhe i bëri thirrje vendit që të vazhdojë dialogun konstruktiv me fqinjët e saj dhe të ecë sa më shpejt në procesin e anëtarësimit.

“SHBA mbetet një partner i fortë në inkurajimin dhe mbështetjen e Maqedonisë së Veriut në atë proces. Dhe së fundi, vendi me siguri do të jetë i suksesshëm në atë proces”, tha Escobar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë