Loading…

Escobar tregon se a ka plane për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova

  • 28/01/2022 | 09:50

Escobar tregon se a ka plane për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova

Zëvendësndihmës sekretari i Departamentit të Shtetit amerikan, Gabriel Escobar ka komentuar edhe spekulimet e herë pas hershme rreth mundësisë së tërheqjes së trupave ushtarake të SHBA-së nga Kosova.


Në intervistën e parë të tij për një media në Kosovë, Escobar për Reporteri.net ka thënë se momentalisht nuk ka plane për tërheqjen e forcave të ushtrisë amerikanë që qëndrojnë në Kosovë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbesin të përkushtuar ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës dhe momentalisht nuk ka plane për tërheqjen e trupave nga Forca e Kosovës (KFOR)”, u përgjigj prerë Escobar.

“Përfundimisht, ne e shohim marrëveshjen gjithëpërfshirëse për normalizim të përqendruar në njohjen e ndërsjellë dhe anëtarësimin eventual në BE si mjetet më efikase afatgjata për të siguruar sigurinë dhe prosperitetin rajonal”, ka shtuar Escobar për Reporteri.net.

Ndërsa sa i përket marrëveshjes finale, i dërguari i posaçëm i Presidentit Biden ka përsëritur qëndrimin e SHBA-ve se marrëveshja me Serbinë duhet të përqendrohet në njohjen e ndërsjellë.

“Qëllimi i ShBA-së është një marrëveshje gjithëpërfshirëse që i normalizon marrëdhëniet Serbi-Kosovë, e përqendruar në njohjen reciproke”, tha Escobar.

Në intervistën e tij, Escobar ka treguar së së bashku me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi do të qëndrojë në Prishtinë, Beograd e Bruksel ndërmjet datave 31 janar – 4 shkurt.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë