Ndihmëssekretari amerikan i shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, ka treguar detaje për sanksionet e vendosura ndaj krimit të organizuar në veri të Kosovës, transmeton Gazeta Metro.
Escobar, në një intervistë tha se vite të tëra janë dashur për t’i futur në listën e sanksioneve disa individë nga grupet e krimit të organizuar, që veprojnë në veriun e Kosovës.
“Nëse i sheh rastet e shpalljeve të bvëra dje në veri të Kosovës ato hetime u deshën vite të zhvilloheshin nuk është thjeshtë kjo administratë, por edhe administrata e mëparshme edhe administrata para kësaj dhe askush nuk do t’i shohë këto vendime si vendime politike të bëra nga një administratë apo një institucion”, tha Escobar për Neës24.
Kujtojmë se para dy ditësh, Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja e Departamentit Amerikan të Thesarit ka futur në listën e sanksioneve grupin e Zvonko Veselinovicit që operon në veriun e Kosovës.
Ata akuzohen si përgjegjës për kontrabandë dhe trafikim me mallra, armë, narkotikë mes Kosovës dhe Serbisë.
Lista e grupit të organizuar kriminal të Zvonko Veselinoviqit përfshinë: Marko Rosiq, Andrija Zheljko Bojiq, Srdjan Milivoje Vuloviq, Milan Mihajloviq, Miljan Radisavljevic, Radovan Radiq, Sinisa Nedeljkoviq, Radule Steviq./gazetametro.net