Loading…

Esenca mbi anti-amerikanizmin e Vetëvendosjes

  • Nga

  • FATON ABDULLAHU

  • 18/05/2020 | 16:34

Esenca mbi anti-amerikanizmin e Vetëvendosjes

Sa është apo sa nuk është pro, apo antiamerikane VV-ja, duhet ta kemi parasysh se për më shumë se dy dekada, ky subjekt politik, është rritur pandalshëm, duke qenë gjithmonë parti opozitare dhe vazhdimishtduke kundërshtuar, shpesh me protesta të ashpra, bile edhe tëdhunshme, të gjitha vendimet dhe politikat kruciale për fatin e Kosovës, kreatore e nismëtare e të cilave në pjesën më të madhe kaqenë SHBA-ja.


Shkruan: Faton Abdullahu

Kosova shtet është storie suksesi e SHBA-s. Përveç tjerash, ajo është determitë e gjeopolitikës evro-atlantike e iniciuar dhe e prirë nga SHBA-t. Ky sukses është një përpjekje e gjatë e mundimshme e cilaedhe pse ka filluar më shumë se dy dekada më parë është stërzgjaturdhe në njëfarë mënyre ende nuk ka përfunduar. Ka disadimensione shumë të rëndësishme në këtë hapërim jo të lehtë dhe unik në historinë e përbotshme të krijimit të shteteve të cilat dua ti përmend më këtë rast për të dhënë përgjigje më përmbajtjesor në pyetjen që shtrova me titull.

Një njërën anë, ka jo pak vende, politika, gjeo-politike, klane, organizata etj, etj, të cilat kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë kundër Kosovës shtet. Të gjithë ata mendojnë se Kosovë, dikur një autonomi në kuadër të Serbisë, ka marrë më shumë se që e meriton. Të gjithë ata mendojnë se Kosova thjeshtë nuk është dashur të jete shtet sepse po e dëmton paqen, sigurinë, të drejtat e njeriut e të tjera të ngjashme.

Në anën tjetër, dhe kjo është kryesorja në trajtimin që po bëj, Lëvizja Vetëvendosje është ajo organizatë politike në Kosovë e cila pandalshëm gjatë gjithë veprimtarisë së saj shumëvjeçare opozitare, ka menduar e bindur se përkundrazi Kosova nuk ka marrë atë që e meriton, se gjithmonë vendimeve të rëndësishme në dy dekadat e fundit për të ardhmen e Kosovës i kanë munguar, drejtësia dhe të qenurit të barabartë me të tjerët dhe se asaj pandalshëm i është bërë me hile dhe është dëmtuar shumë në të mirë të tjerëve. Kjo është baza e krejt veprimtarisë së VV-së mbi të cilën ajo ka ngritur mendësinëe saj politike kundërshtuese. Sa më shumë që ka zgjatë ky proces i mundimshëm i pavarësimit të Kosovës, aq më pak ka pasur mirëkuptim nga qytetarët për të, dhe aq më shumë ka fituar përkrahës VV. Kur kësaj i shtohet edhe zhgënjimi i qytetarëve nga korrupsioni, nepotizmi dhe involvimi i shumë ndërkombëtarëve në shumë procese në Kosovë, atëherë mund të kuptohet rritja e VV si parti opozitare nga kjo qasje konsistente. Ta ilustroj këtë mendësi antagoniste. Për shembull, deri sa për SHBA-n dhe për të gjitha forcat politike në Kosovë ka qenë e domosdoshme ‘Marrëveshja e Rambujes’ si hap i sigurt drejtë pavarësisë, për VV-n ka qenë hap regresiv i dyshimtë, kundër pavarësisë. Vazhdimisht me këtë logjik janë refuzuar e kundërshtuar dhe kualifikuara si të dëmshme, bisedimet e Vjenës, ‘Plani i Ahtisarit’, TMK – FSK pse nuk u bë menjëherë ushtria, mos bashkimi me Shqipërinë, etj. etj.  Thjeshtë për VV-n këto dhe të tjera si këto shpesh kanë qenë të padrejta edhe më shpesh ju ka munguar shumëçka. Çdo gjë që për SHBA-n dhe partnerët tanë të tjerë ka qenë hap para për Kosovën, për VV-n ka qenë vendnumërim apo edhe hap prapa.

Karakteristikë e tretë e këtij procesi është ajo se përveç VV-së të gjitha forcat tjera politike në Kosovë, sidomos PDK dhe LDK, janë pajtuarme faktin se Kosova shtet nuk mund të bëhet menjëherë, se ky ështënjë proces i gjatë dhe i mundimshëm. Proces ku duhet bërë lëshimee manovrime të ndryshme politike, duke balancuar të mundshmenaktuale me të drejtën historike, por edhe mundësitë gjeopolitike tëSHBA-së dhe partnerëve të tjerë, ku duhet të pajtohesh se nuk mundt’i kesh të gjitha menjëherë sot, por duhet të punosh që gradualishtmë pas të fitosh atë që takon. Kjo qasje asnjëherë nuk ka qenëpopullore në Kosovë, pothuajse gjithmonë është kritikuar. Të gjithaato forca që janë pajtuar me këtë qasje u janë ekspozuar kritikave tëndryshme deri edhe për tradhti nacionale të cilave i ka pri VV-ja. Kurkësaj i shtohet edhe ato të njohura dhe të stërkequra tashmë,korrupsioni, nepotizmi, krimi i organizuar etj. mund të kuptohet psekëto dy forca politike, por edhe të tjerat me qasje në ngjashme,humbën gradualisht vota, simpati dhe përkrahje.

Përmbledhtazi për ta kuptuar se sa është apo sa nuk është pro, apo antiamerikane VV-ja, duhet ta kemi parasysh në rend të parë se për mëshumë se dy dekada, ky subjekt politik, është rritur e zhvilluar pandalshëm, duke qenë gjithmonë parti opozitare dhe vazhdimisht duke kundërshtuar, shpesh me protesta të ashpra, bile edhe të dhunshme, të gjitha vendimet dhe politikat kruciale për fatin e Kosovës, kreatore e nismëtare të të cilave në pjesën më të madhe ka qenë SHBA-ja. Kjo pashmangshëm ka rritur dallimet dhe distancën politike gradualisht ndërmjet VV-së dhe SHBA-së. Kjo detyrimisht ka determinuar që nga të gjitha kritikat dhe sulmet e ashpra opozitare të VV-së, SHBA-t të mos përjashtohet si bashkëfajtore e madhe, sado që kjo nuk është thënë zëshëm dhe drejtpërsëdrejti. Çdo politikë, vendim apo qëndrim, nismëtare dhe kreatore e të cilave ka qenë SHBA-ja, bashkë me të gjithë partnerët e gjeopolitikës evro-atlantike, për më shumë se dy decenie, e të cilat ato i kanë konsideruar të domosdoshme dhe suksese për Kosovën drejtë pavarësisë dhe shtetndërtimit, për VV-nnuk kanë qenë të tilla.

Për të funksionuar qasja opozitare e VV-së, një herë në rrugë e më pas në institucione, ajo është dashur ta minimizoj, bile edhe mohoj çdo sukses, çdo arritje, apo së paku t’i gjejë shumë mangësi të tëarriturave të Kosovës. Sa më shumë ka kërkuar VV për Kosovën, aq më e vogël është dukur për te ajo që SHBA ka bërë për ne. Sa më shumë që VV i ka rritur kërkesat dhe kriteret se si duhet të jetë Kosova, aq më të vogla janë dukur ndihmat e SHBA-s si e ka bërë Kosovën. Në këtë mospajtim politik opozitar, të shpeshtën refuzues e përjashtuese, duhet gjetur moton bazike të VV-së që shprehet në mënyra të ndryshme e që përmblidhet në një moto të vetme ‘E keni shkatërru këtë vend, hajna’. Në këtë moto e ka bazën qasja jo miqësore dhe kundërshtuese e VV ndaj SHBA-s. Kur ajo erdh në pushtet e gjithë kjo u pa shpluar dhe është në stërkeqje e sipër.

(Autori është analist i njohur politik dhe kjo kolumnë është shkruar për Gazetën Metro)

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë