Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi gjatë intervistës pas ndeshjes së djeshme kundër Valencias ka thënë se golin e shënuar nga penalltia ia dedikon portierit serb të Mallorcas, Predrag Rajkovic, transmeton Gazeta Metro.
Muriqi është rikthyer në një pikë kyçe te skuadra e udhëhequr nga Javier Aguirre, duke arritur të shënoi pesë gola në në nëntë ndeshje këtë sezon në La Liga.
Në një intervistë për faqen zyrtare të klubit ai u pyet nëse golin ia dedikoi ndokujt pasi siç e kishte parë gazetarja, 28-vjeçari kosovar kishte bërë ‘gjeste’ që hidhnin dyshime.
”Për Rajkon ishte por nuk është mirë të flasim këtu sepse ajo është një çështjes mes nesh,” tha Muriqi.
Më tutje, ‘Pirati’ theksoi se është shumë i lumtur që gjeti golin pas rikthimit dhe i cilësoi tre pikë jo të lehta, ato të arkëtuara dje në ‘Mestalla’.
”Jam shumë i lumtur sepse u riktheva pas dy ndeshjeve dhe munda të ndihmoj bashkëlojtarët e mi dhe ekipin. Për t’u rikthyer me gol, mendoj se një sulmues nuk mund të kërkoj më shumë. Kemi vuajtur shumë në këto katër ndeshje që nuk i kemi fituar dhe vuajtëm shumë edhe kundër Valencias,” tha ai ndër të tjerash.
Intervistën e plotë të Vedat Muriqit në gjuhën spanjolle e gjeni nga minuta 2:00. /gazetametro.net