Është hapur “Trashëgimia e Flakës” me përbledhje të gjëra të vjetra hisotrike, në qytetin e Gjilanit
Në këtë ekspozitë janë ekpsozuar katalogje, foto të ndryshme të vjetra, numra nga revista “Agmia”, dokumente të “Flakës” ndër vite,e shumë materiale tjera. “Trashëgëmia e Flakës” po mbahet në Muzeun e Qytetit në Gjilan, dhe ka nisur qysh mbrëmë me datë 28 janar dhe do të jetë e hapur deri me 31 janar të këtij viti.
Kjo espozitë është organizuar nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Njësisë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore që vepron në kuadër të MKRS-së.
Ekspozita “Trashëgimia e Flakës” vjen me manifestimin e “Flakës së Janarit” që mbahet çdo vit, dhe sivjet kjo ekspozitë shënon 26 vjetorin e saj.
Publikimi i këtyre materialeve të rëndësishme, që janë paraqitur në muze do të kulmojnë me botimin e një monografie, të cilën do ta mbështesë Komuna e Gjilanit. /gazetametro.net