Loading…

“Është i vogël për t’u marrë me të”: Lushtaku i reagon prapë Lladrovcit

  • 08/06/2021 | 17:33

“Është i vogël për t’u marrë me të”: Lushtaku i reagon prapë Lladrovcit

Ish-kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku i ka reaguar bashkëpartiakut të tij, Ramiz Lladrovcit pas deklaratës se jep 100 Samia për Bekim Jasharin.


Lushtaku i ka reaguar Lladrovcit duke thënë se nuk e ka mendjen me u marr me të pasi ai është i vogël.

“Shkruj thuj po thotë Samia 200 jepi se 100 pak. Boll dal unë veç një. Qesharak është ai, nuk e kam mendjen me u marr me të i vogël është ai”, ka deklaruar ai për Gazetën Infokus.

Kujtojmë se i pari i Drenasit, ka deklaruar se me Lushtakun nuk ka armiqësi por që nuk kanë raporte miqësore.

“Sot për sot nuk i kam raportet e mira. I kam pasë të mira, i kam prish, i kam ndreq, i kam prish, i kam ndreq. S’kam armiqësi me Sami Lushtakun. Nëse nuk e kam lënë me investu në Drenas pa i ndjek procedurat, nuk do të thotë që kemi armiqësi. 100 Sami Lushtaka i jepi për Bekim Jasharin. Por nuk përzihem në problemet mes tyre, se ata nesër bëhen mirë mes vete, një herë e kam hangër në jetën time, nuk e e ha më”, ka thënë Lladrovci.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë