Loading…

Zeka: Është konfirmuar aktakuza ndaj Fatmir Limajt, Sylejman Selimit dhe Sabit Gecit

  • 06/11/2020 | 09:00

Zeka: Është konfirmuar aktakuza ndaj Fatmir Limajt, Sylejman Selimit dhe Sabit Gecit

Analisti dhe ish-deputetit Milaim Zeka ka deklaruar se “tërmete” dhe arrestime të reja do ketë nga Gjykata Speciale gjatë ditëve në vijim, shkruan Gazeta Metro.


Zeka ka thënë se aktakuzat e reja nga Gjykata Speciale janë ngritur dhe tani vetëm po pritet edhe publikimi i tyre.

Ai thotë se aktakuzat e reja janë ngritur tani ndaj Fatmir Limajt, Sylejman Selimi dhe Sabit Gecit.

“Ju ka konfirmua aktakuza edhe Fatmir Limës, Sylejman Selimit dhe Sabit Gecit”, tha Zeka, transmeton Gazeta Metro.

“Target është edhe Sahit Jashari, Agim Çeku edhe Adem Grabovci”, tha Zeka në T7.

Zeka tha se është edhe një person të cilit nuk dëshiron t’ia përmend emrin.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi janë dërguar në paraburgim në Hagë.//gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë