Loading…

Është konfirmuar progresi i Kosovës në implementimin e MSA’së

  • 25/11/2016 | 17:43

Është konfirmuar progresi i Kosovës në implementimin e MSA’së

Kryeministri Isa Mustafa ka treguar se sot është nënshkruar marrëveshja kornizë për qasjen e Kosovës në programe dhe projekte të reja të BE-së.

“Shprehëm përkushtimin që të punojmë parreshtur në implementimin e të gjitha çështjeve të cilat ne i kemi paraparë me kontratën e parë me Bashkimin Evropian në të gjitha fushat edhe në fushën politike, në fushën ekonomike, të forcimit të shtetit ligjor dhe të implementimit të MSA-së,” ka thënë Mustafa.

Sipas Mustafës, tashmë do të adresohen edhe çështjet tjera në mënyrë që të fillojë lëvizja e lirë dhe anaëtarësimi në familjen evropiane.

“Sot po ashtu, u nënshkrua edhe marrëveshja kornizë për qasjen tonë në programe dhe projekte të reja të Bashkimit Evropian, shumë të rëndësishme sepse adreson aspekte të pjesës më vitale të popullsisë sonë, të rinjëve, si dhe zhvillimit ekonomik.Tashmë mbetet që të adresojmë çështjet e mbetura, të fillojmë lëvizjen e lirë dhe t’i afrohemi më tutje anëtarësimit në familjen evropiane”.

Kryeministri ka thënë se në Bruksel është konfirmuar progresi i Kosovës në implementimin e MSA-së./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë