Loading…

Është më i shtrenjti te Kosova, por ja në cilën pozitë renditet Rashica nga futbollistët në të gjithë botën

  • 04/07/2020 | 21:38

Është më i shtrenjti te Kosova, por ja në cilën pozitë renditet Rashica nga futbollistët në të gjithë botën

Milot Rashica vlerësohet të jetë futbollisti më i shtrenjtë te Përfaqësuesja e Kosovës dhe skuadra aktuale e tij, Werder Bremeni, shkruan Gazeta Metro.


Vlera e sulmuesit 24 vjeçar në tregun transferimeve është 28 milionë euro, e cila e rendit atë në krye të ‘Dardanëve’ dhe skuadrës gjermane.

Por, a e keni menduar ndonjëherë se në cilën pozitë renditet ai nga të gjithë futbollistët aktiv në mbarë botën? Sipas faqes së specializuar për vlerën e futbollistëve në tregun e transferimeve ‘Transfermarkt’, Milot Rashica renditet në pozitën e 209’të.

Sulmuesi vushtrrias gjithashtu vazhdon të jetë futbollisti më i kërkuar kosovar në tregun e transferimeve, me klubet si Liverpool, Napoli e RedBull Leipzig që kanë shënjestruar lojtari.

Gjatë sezonit 2019/20, Milot Rashica ka shënuar 11 gola e 8 asistime në 32 paraqitje të regjistruara në Bundesligë dhe Kupën e Gjermanisë.

Vlen të theksohet se ylli francez, Kylian Mbappe, vlerësohet si futbollisti më i shtrenjtë në botë, me një shumë prej 180 milionë eurove. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë