“Bond 25”, është titulli i përkohshëm i filmit të ri të sagës së agjentit të fshehtë, i cili ishte në qendër të vëmendjes që nga fillimi, transmeton Gazeta Metro.
Por duket si diçka nuk është duke shkuar si duhet. Fillimisht Denny Boyle vendosi të largohej nga detyra e regjisorit, kështu që protagonisti Daniel Craig, njoftoi se kjo ishte paraqitja e tij e fundit në rolin e agjentit të fshehtë 007, dhe tani është ndaluar xhirimi, përsëri për shkak të Daniel Craig.
Aktori kryesor, respektivisht Craig, është lënduar në shesh xhirimi dhe për shkak të kësaj janë shtyrë datat e caktuara për set.
51 vjeçari ka lënduar nyjën gjatë xhirimit të një skene javën e kaluar, dhe ende nuk është caktuar një datë e re për vazhdimin e setit.
“Ishte duke vrapuar, ka rrëshqitur dhe është rrëzuar. Kishte shumë dhimbje dhe ankohej në nyjën e këmbës”, ka thënë një burim i “The Sun”.
Kjo nuk është hera e parë që Craig lëndohet gjatë xhirimeve. Gjatë vitit 2015 aktori britanik iu dash të operohet në gju./gazetametro.net