Loading…
Është një nga shenjat e para të kiametit: Kryeimami i Podujevës flet për imamët që merren me shërimin e sëmundjeve
  • 14/08/2019 | 17:12

Është një nga shenjat e para të kiametit: Kryeimami i Podujevës flet për imamët që merren me shërimin e sëmundjeve

Kryeimami i Podujevës, Bekim Jashari ka këmbëngulur se libri i shënjtë i myslimanëve nuk duhet të keqpërdoret për  biznes të hajmalive dhe kinse shërimit të sëmundjeve fizike e mendore të njerëzve.


Në një intervistë për emisionin dokumentar InDoks, Jashari ka deklaruar se kurani ka bazë arsimimin, edukimin dhe adhurimin ndaj zotit, e jo bizneset e tilla.

“Kurani nuk ka bazë sheriatike, le të ma gjejë dikush se kurani me ka bazë me shëru dhimbjen e barkut, kokës, këmbës, kurani ka bazat e veta: arsimin, avancimin, adhurimin respektin ndaj zotit”, ka thënë Jashari për emisionin InDoks.

Ai madje shkon aq larg sa përdorimin e Kuranit për biznes e sheh si shenjë të fundit të botës.

“Është një prej shenjave të para të kiametit përzirja në kompetenca, nuk është nevoja që për sëmundje fizike me shku të hoxha, është çështje e mjekëve që merren më atë fushë kompetente”, ka thënë kryemami Jashari.

Të ashtuquajturit mjekë popullorë dhe klerikë fetarë që pretendojnë të shërojnë sëmundje përmes librave të shenjtë, vazhdojnë të ushtrojnë aktivitete në Kosovë ndonëse veprimtaria e tyre nuk rregullohet me asnjë udhëzim apo ligj në fuqi.

Në Kosovë janë evidentuar dhjetëra raste të njerëzve që merren me këtë veprimtari. Janë evidentuar mjekë popullorë që nuk janë profesionistë të licencuar shëndetësor dhe kryesisht imamë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë