Loading…

‘Është obligimi jonë moral’: ‘Plisat’ mbështesin marshin për drejtësi për krerët e UÇK’së

  • 26/03/2023 | 13:11

‘Është obligimi jonë moral’: ‘Plisat’ mbështesin marshin për drejtësi për krerët e UÇK’së

Tifo grupi i Prishtinës ‘Plisat’ ka dalë në mbështetje të marshit për drejtësi të cilin e ka organizuar platforma ‘Liria ka Emër’, më 2 prill në ora 14:00 në Prishtinë, një ditë para nisjes së procesit gjyqësor ndaj krerëve të UÇK’së në Hagë, transmeton Gazeta Metro.


Në një postim në Facebook ata kanë thënë se ”protestimi ndaj padrejtësive që po bëhet ndaj çlirimtarëve tanë është obligimi jonë moral”.

”APEL PËR PJESËMARRJE. Plisa, më 2 prill e diel, do të jemi pjesëmarrës në marshin protestues të organizuar nga platforma “Liria ka Emër” me qëllim të ngritjes së zërit ndaj padrejtësive në Hagë që po ju bëhen ushtarëve të UÇK-së.”

”Protesta do të jetë adresim ndaj Dhomave të Specializuara, përkatësisht Gjykatës Speciale. Protestimi ndaj padrejtësive që po bëhet ndaj çlirimtarëve tanë është obligimi jonë moral. UÇK – shkronjat e arta të lirisë,” thuhet në postimin e tyre.

Kujtojmë se këtë marsh e ka mbështetur edhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), organizata të ndryshe studentore nga Kosova dhe më gjerë.

Më poshtë gjeni postimin e ‘Plisave’. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë