Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë bombarduar të shtunën mbrëma burime të konsiderueshme në rajonin e Teheranit, që paraqet një nivel tjetër të eskalimit të operacioneve të SHBA’së dhe Izraelit, transmeton Gazeta Metro.
Sipas pamjeve të dala nga Irani është goditur direkt kompleksi industrial i naftës së Iranit që kontrollohet nga Garda Revolucionare Islamike e Iranit. Ky shënjestrim i është konfirmuar mediave izraelite tashmë nga burime brenda IDF.
Massive destruction at Tehran’s oil storage facilities. pic.twitter.com/Kdc3pmL2W0
— Open Source Intel (@Osint613) March 7, 2026
Sipas raporteve të opozitës iraniane deri tani janë goditur rreth 30 caqe të industrisë së naftës në Iran.
Të shtunën presidenti amerikan Donald Trump kishte paralajmëruar përshkallëzim të mëtejmë të konfliktit dhe janë publikuar edhe pamje të bombarderëve më të sofistikuar amerikanë duke operuar mbi Iran. Një gjë e rrallë kjo.
MUST WATCH 🔴
The U.S. military releases rare operational footage of the B-2 stealth bomber. pic.twitter.com/wRkj1dS5Y5— Open Source Intel (@Osint613) March 7, 2026
Presidenti Amerikan Trump të shtunën pasdite ishte edhe më direkt se si duket fundi i luftës me regjimin islamist në Iran me një ton që s’linte hapësirë për dyshime kur tha “se presin dorëzim pa kushte ose do t’i sjellin në atë pozitë “që s’do të mbetet askush që do të dorëzohet”. Ai sqaroi se nuk do të ketë ndërhyrje tokësore nga Kurdët siç ishte përfolur megjithëse ishin Kurdët që kishin kërkuar e shtoi se “nuk dëshiron që ata të vdesin në betejë”.
Reporter: Can you give us an idea of what “unconditional surrender” looks like to you? What do you want from Iran?
Trump replied: “I said unconditional, not conditioned. I said unconditional. That means they cry ‘uncle,’ or they reach a point where they can’t fight any longer.… pic.twitter.com/ikHKFt82C6
— Open Source Intel (@Osint613) March 7, 2026
Iranin e kërcënoi edhe Arabia Saudite se do të përgjigjet reciprokisht nëse shënjestrohet industria e tyre që nuk do ta tolerohet më raportoi agjencia e lajmeve Reuters./gazetametro.net