Loading…

Eskalimi në kufi, Senatorja Shaheen: Të dy udhëheqësit të punojnë me SHBA e BE për t’i dhënë përparësi përpjekjeve diplomatike

  • 30/09/2023 | 00:33

Eskalimi në kufi, Senatorja Shaheen: Të dy udhëheqësit të punojnë me SHBA e BE për t’i dhënë përparësi përpjekjeve diplomatike

Senatorj Amerikane Jeanne Shaheen ka reaguar pas paralajmërimeve të sotme të SHBA-së se forcat serbe kanë shtuar numrin e tyre në kufi me Republikën e Kosovës.


Shaheen ka thënë se po e ndjek nga afër këtë situatë dhe ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të punojnë ngushtë me SHBA-në dhe BE-në për t’iu dhënë përparësi përpjekjeve diplomatike që do të shmangnin dhunën e mëtejshme dhe do të ktheheshin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Ajo ka thënë se nuk mund të lejohet më që jetë të pafajshme të paguajnë çmimin e paralizës politike.

“Unë po e ndjek nga afër këtë situatë. Të dy udhëheqësit duhet të punojnë me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian për t’i dhënë përparësi përpjekjeve diplomatike që do të shmangnin dhunën e mëtejshme dhe do të ktheheshin në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për të çuar përpara normalizimin pa vonesë. Nuk mund të lejojmë më jetë të pafajshme të paguajnë çmimin e paralizës politike”, ka shkruar ajo.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë