Loading…

Eskalon anëtari i Listës Serbe: Nuk është helmuar askush, mashtrim shovenist që të na vjedhin votat

  • 13/10/2019 | 13:57

Eskalon anëtari i Listës Serbe: Nuk është helmuar askush, mashtrim shovenist që të na vjedhin votat

Mashtrim shovenist dhe shfaqje e orkestruar, kështu e ka quajtur anëtari i Listës Serbe në KQZ, Stevan Veselinovic, ngjarjen e sotme ku 26 zyrtarë dyshohet se u helmuan, sapo hapën zarfet me vota që erdhen nga Serbia, transmeton gazeta Metro.


Për mediat serbe, ai ka thënë se e gjithë kjo është një ‘shfaqje e orkestruar’ që po bëhet me qëllim që të vjedhen votat.

Ndërsa, këtë e ka quajtur edhe ‘mashtrim shovenist’, që votat t’u shpërndahen të tjerëve që nuk fituan besimin e komunitetit serb.

Kujtojmë se të gjithë të helmuarit tashmë janë shtrirë në Klinikën Infektive në QKUK ku edhe po trajtohen, ndërsa detaje më të hollësishme rreth gjendjes së tyre ende nuk dihen.

Ndërkaq, rastin për Gazetën Metro më herët e konfirmoi edhe Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Policia posedon informacionin e tillë, ndërsa lidhur me detaje ne ketë fazë adresohuni KQZ’së dhe autoriteteve shëndetësore. Ne po e trajtojmë rastin”, ka deklaruar Hoxha.

Metro do t’iu mabjë të informuar tutje rreth kësaj ngjarje./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë