Mesfushori i Manchester United, Bruno Fernandes, së fundmi është xhiruar duke i thënë shokëve të tij të skuadrës, Fred dhe Alex Telles, që të ‘ndalojnë së qeni futbollistë të tillë’ dhe t’ia xhirojnë organin gjenital të tij, transmeton Gazeta Metro.
Fred dhe Alex Telles ishin duke bërë xhirimet e tyre për agjencinë braziliane të marketingut të futbollit ‘O Clube Football’, derisa në një moment ishte Fernandes i cili i kritikoi ata të ndalojnë dhe të fillojnë stërvitjen.
Në videon e publikuar në rrjetet sociale, dyshja braziliane e United shihen se janë jashtë qendrës stërvitore në Carrington dhe reprezentuesi portugez, ju thotë: ”Ju jeni këtu për të luajtur futboll, jo për të bërë xhirime. Filmoni pallën time.”
Fred dhe Telles, të cilët vërehen se mbetën si të hutuar nga kritikat e Fernandes, i thonë atij: ”Qetësohu mirë.”
Had never seen this clip of Bruno Fernandes shouting at Fred and Alex Telles 😂 pic.twitter.com/TAsL0ZRBXk
— Sean Gillen (@SeanGillen9) June 22, 2022
Megjithatë, siç raportojnë mediat angleze thuhet se ky shkëmbim mes fjalëve ndërmjet futbollistëve, kishte qenë një shkaka mes bashkëlojtarëve, por ende nuk është asgjë zyrtare.
Fernandes pritet të jetë kapiten i ardhshëm i ‘Djajve të Kuq’, ku edhe tifozët e klubit në Twitter kanë ‘shpërthyer’ me fjalë të mira për të. Njëri kishte thënë se ky është mentaliteti i një kapiteni, ky karakter më kujton Roy Keane e shumë reagime të tjera. /gazetametro.net