Loading…

Eskalon gjendja me pandeminë në Maqedoni: 438 raste pozitive vetëm sot

  • 16/10/2020 | 21:06

Eskalon gjendja me pandeminë në Maqedoni: 438 raste pozitive vetëm sot

Në Maqedoni të Veriut brenda një dite janë regjistruar edhe 438 raste pozitive ndërsa kanë vdekur 6 persona, shkruan Gazeta Metro.


Rastet pozitive kanë rezultuar nga 2.306 teste të kryera.Me këtë, numri i përgjithshëm i të prekurve me COVID-19 në Maqedoni është rritur në 22.607, derisa kanë vdekur 821 persona. Deri më tash janë shëruar 16.949, kurse raste aktive janë 4.873.

Kreu i qeverisë Zoran Zaev shprehet kundër një mbyllje të serishme të shtetit në mbrojtje të COVID-19. Kryeministri Zaev tha se ora policore dhe karantina do të jenë opsionet e fundit ndaj valës së re të pandemisë, duke u bërë thirrje qytetarëve t’i respektojnë masat mbrojtëse në mënyrë që të mos përkeqësohet situata për skenarin më të keq shëndetësor dhe ekonomik.

Nga ana tjetër sistemi shëndetësor është duke u mobilizuar me të gjitha kapacitetet mjekësore dhe objektive. Ministri Filipçe tha se edhe studentët e vitit të 6 të Mjekësisë janë angazhuar me punë praktike në Qendrat e Shëndetit Publik, në Institutin e Shëndetit Publik dhe në Inspektoratin Shtetëror Sanitar Shëndetësor, të cilët përgatisin anketa epidemiologjike dhe mbikëqyrje të personave të kontaktit me të sëmurët./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë