Loading…

Eskalon ideologu i Albin Kurtit: E quan gomar Edi Ramën

  • 27/10/2019 | 18:59

Eskalon ideologu i Albin Kurtit: E quan gomar Edi Ramën

Hysamedin Feraj, anëtari i njohur i Lëvizjes Vetëvendosje nga Shqipëria dhe fanatiku i liderit të kësaj partie, Albin Kurtit, ka dalë me një status në të cilën e ofendon keq kryeministrin e Shqipërisë, z.Edi Rama.

Një vit më herët, Rama i kishte quajtur ‘gomarë’ të gjithë ata që e cilësonin ‘tradhtar’ z.Hashim Thaçi, president i Kosovës.

Ndër ata që e kishin cilësuar tradhtar Thaçin, ishte edhe vetë Kurti i Vetëvendosjes, e që nënkupton se sharja e kryeministrit shqiptar ishte edhe për të, shkruan Periskopi.

Por duket se Hysamedin Feraj, që në këto zgjedhje garoi për t’u bërë deputet në Kuvendin e Kosovës, nuk ka arritur ta tejkalojë atë fyerje dhe tashmë është lëshuar në sharje të rënda ndaj Ramës pa kuptuar rëndësinë e marrëdhënieve të mira mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Avokuesi i projektit të bashkimit kombëtar ka shkruar “Edi Rama bëhet gomar!” në një status në Facebook me një elaborim tepër të cektë.

“Tani i paska thënë Albin Kuritit se qenka kundër projektit Thaçi-Vuçiq: se nuk është për copëtimin e Kosovës” – shkruan z.Feraj.

Në fakt, se është kundër një projekti që ndan Kosovën është shprehur edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në deklaratat e tij të mëvonshme. Dhe, Rama nuk është distancuar nga deklaratat e tij edhe pse Feraj pretendon për një gjë të tillë.

Feraj më herët e kishte quajtur z.Rama edhe mbështetës të regjimit të Millosheviqit, gjë që e bën edhe më problematik bashkëpunimin e liderit të tij, Kurtit.

Ky është postimi i plotë dhe i paredaktuar i tij:

Edi Rama bëhet gomar!
Hashim Thaçi (dhe Vuçiqi) mbrojtën një projekt për ndarjen e Kosovës;
Kundër këtij projekti doli vendosmërisht Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje!
Projektin e quajtën tradhëti, dhe bashkëprojektuesin Thaçi, tradhëtar;
Edi Rama pat thënë: kush e quan Hashim Thaçin tradhëtar, është gomar!
Tani i paska thënë Albin Kuritit se qenka kundër projektit Thaçi-Vuçiq: se nuk është për copëtimin e Kosovës;
Pra,
Ose: Edi Rama vetiu qenka bërë gomar!
Ose: Albin Kurti e paska bërë Edi Ramën gomar!
Ose: siç thuhet, Albin Kurti e bën këdo më të mirë, a së paku të flas më mirë dhe siç duhet, edhe pse nuk është bërë më i mirë, etj.
* * *
Vetëm gjykimet analitikë japin të vërteta të domosdoshme:
Në kuptimin e figurshëm, fjala “gomar” ka kuptimin “mendjetrashë”, “budallëk”;
Si shumë fjalë, edhe kjo implikon antonimen, domethënë të kundërtën e vet: mendjehollësinë;
Rama e mban veten për të ditur e mendjehollë;
Pra, Rama e ka mbështetë projektin Thaçi-Vuçiq,;
Prandaj vetë projekti nga Thaçi-Vuçiq u bë Thaçi-Rama-Vuçiq.

* * *
Shqetësimi se mos Albini u mashtrua sepse i besoj Ramës është me motiv të mirë;
Por epistemologjikisht është i palegjitimuar:
Kush njeh se Albini nuk është mashtruar nga Aahtisari, Ban Ki Muni, Mogherini, e shumë “koka” të tjera, nuk është i/e legjitimuar të besojë e të shqetësohet se e paska mashtruar Edi Rama;
Në fund të fundit, Rama hyri në takim me mendtë e tij dhe doli me mendtë e Albinit;
Ose, siç thuhet në shprehjen popullore: Albini ia paska futë Ramës në kokë trutë e gomarit!

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë