Loading…

Eskalon militanti i VV’së: E barazon LDK’në me UDB’në

  • 07/11/2021 | 20:40

Eskalon militanti i VV’së: E barazon LDK’në me UDB’në

Militanti i Lëvizjes Vetëvendosje, Veron Hasani, ka bërë akuza të rënda në drejtim të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku e ka barazuar LDK’në me ish shërbimin sekret të Jugosllavisë (UDB’në), përcjellë Gazeta Metro.


Hasani përmes një postimi në Facebook, ka barazuar LDK’në me UDB’në. Si duket militantët e VV’së edhe pas arrdhjes në pushtetin qendror nuk e kanë harruar zanatin e vjetër, duke i barazuar kundërshtarët politik me shërbime informative të ish-Jugosllavisë.

Hasani në vitin 2017, si militant i VV’së atë kohë në opozitë kishte reaguar ndaj gjendjes së studentëve të cilët sipas tij, po mbarojnë studimet por po detyrohen të punojnë si kamerier në mungesë të punës për ta.

I njëjti në vitin 2020 kishte penguar presidentin Hashim Thaçi gjatë një konference para gazetarëve në oborrin e Presidencës, i njëjti ishte arrestuar.

Hasani është edhe admin i faqes ‘mekryeministrin’, ku atakohen kundërshtarët e Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë