Loading…

Eskalon militanti i VV’së, kërcënon hapur: Nëse është nevoja deri në plum do të shkoj për ty Albin Kurti

  • 26/03/2020 | 23:32

Eskalon militanti i VV’së, kërcënon hapur: Nëse është nevoja deri në plum do të shkoj për ty Albin Kurti

Një aktivist i Vetëvendosjes nga Gjilani, ka kërcënuar publikisht dje në Facebook, se nëse është nevoja edhe me plumba e mbron Albin Kurtin, ku edhe ka publikuar fotografi me liderin e Vetëvendosjes, shkruan Gazeta Metro. 


Armend Rexhepi, është aktivisti që ka publikuar fotografitë me Kurtin dhe gjuhën kërcënuese që ka përdorur në këtë publikim.

Rexhepi ka qenë edhe kandidat për asamble komunale në Gjilan, e ka bërë dje një postim me këtë kërcenim, por për çudi askush nuk i ka reaguar për gjuhën dhe kërcënimin.

“Lufta nuk ka mbaruar, ajo veç sa ka filluar, tani ke edhe më shumë ushtarë pran teje. Unë personalisht BETOHEM, qoftë nevoja deri në plumb do të shkoj për ty Albin Kurti”, ka shkruar ai.

Kujtojom që aktivistët e VV’së tashmë kanë nisur një fushatë të madhe kundër LDK’së dhe tyre që po kundërshtojnë VV’në. Që prej disa ditëve ata po sulmojnë me komente e veprime të tjera postimet e zyrtarëve të LDK’së dhe të tjerëve.

Më poshtë postimi i plotë i Armend Rexhepit. /gazetametro.net

Lufta nuk ka mbaruar, ajo veq sa ka filluar, tani ke edhe më shumë ushtarë pran teje.Unë personalisht BETOHEM, qoftë nevoja deri në plumb do të shkoj për ty Albin Kurti 🤝💪#mekryeministrin

Posted by Armend Rexhepi on Wednesday, 25 March 2020

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë