Loading…

Eskalon Mimoza Kusari: Bën gjest të turpshëm pasi rrëzohet Qeveria Kurti

  • 26/03/2020 | 16:39

Eskalon Mimoza Kusari: Bën gjest të turpshëm pasi rrëzohet Qeveria Kurti

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë një gjest të turpshëm pas përfundimit të seancës ku u votua rrëzimi i Qeverisë Kurti, shkruan Gazeta Metro.


Dje deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar mocionin për rrëzimin e Qeverisë të udhëhequr nga Albin Kurti. Ky mocion u votua me 2/3 e Kuvendit, ku edhe u vendos që Qeveria e Kurti të shpërbëhet.

Pas kësaj seance është Mimoza Kusari-Lila e Vetëvendosjes e cila ka bërë një gjest shumë të turpshëm, ku edhe është kapur nga kamerat e Kuvendit të Kosovës.

Kusari-Lila u drejtohet dy deputetëve të VV’së, Sali Zyba dhe Liburn Aliaj, duke bërë dorën dhe grushtin bashkë, i cili është veprim i turpshëm.

Nuk dihet arsyeja se pse ka vepruar kështu Mimoza Kusari-Lila, por që ky gjest i saj është kritikuar shumë në rrjetet sociale. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë