Loading…

Eskalon pandemia në Gjermani, rekord me mbi 10 mijë raste më shumë se dje

  • 11/11/2021 | 09:16

Eskalon pandemia në Gjermani, rekord me mbi 10 mijë raste më shumë se dje

Gjermania raportoi shifër rekorde prej 50.196 rastesh me Covid-19 të enjten. Kjo është dita e katërt radhazi që ky vend shënon shifra rekorde, ndërsa numri i fundit është për më shumë se 10.000 raste më i lartë se rekordi i djeshëm prej 39.676 rastesh.

Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 4.89 milionë. Përpos infektimeve, në 24 orët e fundit në Gjermani u regjistruan edhe 235 vdekje dhe shifra e përgjithshme e viktimave shkoi në 97.198, sipas Institutit “Robert Koch”.

Reinhard Sager, kryetar i shoqatës së autoriteteve lokale në Gjermani (DLT), bëri thirrje ndaj industrisë së hotelerisë dhe organizimeve që të kryejnë kontrolle më të rrepta ndaj klientëve për testim, vaksinim ose shërim nga virusi, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

“Shqetësimi për humbjen e klientëve të mundshëm do të duhej që të ishte dukshëm më i vogël se shqetësimi për pasojat që na kërcënohen, nëse vazhdojmë të bëjmë kaq pak për t’i përmbushur detyrimet për kontrollim”, tha ai për një gazetë gjermane.

Tri partitë gjermane që po zhvillojnë bisedime për formimin e qeverisë së re janë pajtuar që të mos e zgjasin afatin e gjendjes emergjente kombëtare, pavarësisht valës së re të infeksioneve.

Spitali “Charite” në Berlin tha të martën se i është dashur që të anulojë operacione të planifikuara për shkak të numrit të anëtarëve të stafit që po kujdesen për personat me Covid-19. Autoritetet kanë thënë se shumica e pacientëve të fundit janë të pavaksinuar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë